Aplikacion
Një fëmijë 4-vjeçar, djali i një çifti turistësh me origjinë moldave, ka ndërruar jetë për shkak të të nxehtit.
Ngjarja tragjike ndodhi në qytetin Olmedo, provinca e Sassarit në Itali.
Sipas hetimeve paraprake, vogëlushi është larguar nga banesa pa u vënë re nga prindërit, të cilët po pushonin, dhe është futur në makinën familjare të parkuar nën diellin përvëlues. Temperaturat brenda automjetit kishin kaluar 50 gradë Celsius kur fëmija u gjet pa ndjenja.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por pas disa ditësh në koma për shkak të dëmtimeve të parikuperueshme në tru, vogëlushi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm./ Zoom.al
