Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pejës, ku dy vëllezër kanë ndërruar jetë brenda pak orësh, duke lënë në dhimbje të thellë familjarët dhe të afërmit e tyre.
Sipas informacioneve paraprake, fillimisht humbi jetën në një aksident rrugor Gazmend Maloku, i njohur ndryshe nga miqtë dhe familjarët me nofkën “Meni”.
Pak më vonë, edhe vëllai i tij, Bashkim Maloku, ndërroi jetë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Ai ndodhej në spital i shtruar sepse ishte diagnostikuar me sëmundje të rëndë dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë tronditjes së fortë emocionale pas marrjes së lajmit për vdekjen e të vëllait./ Zoom.al


