Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ferizajn, ku një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën pak orë pasi kishte lindur në tualetin e emergjencës.
Ngjarja ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 19:45, në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.
Sipas informacioneve, 20-vjeçarja me iniciale F.M. dyshohet se ka lindur foshnjën brenda tualetit të emergjencës, ndërsa foshnja është gjetur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Burimet bëjnë të ditur se stafi mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë foshnjës, por gjendja e saj ka qenë kritike.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 pas mesnate, më 6 maj 2026.
Pas rastit, Policia Rajonale e Hetimeve ka njoftuar menjëherë Prokurorinë dhe në koordinim me organet kompetente janë ndërmarrë veprimet hetimore në emergjencën e Ferizajt.
Me urdhër të Prokurorisë është iniciuar rast penal “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkohë, e dyshuara vazhdon të mbetet nën trajtim në Spitalin Gjinekologjik të Ferizajt për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie janë në vazhdim./Sinjali
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës