zoom

Aktualitet

Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri dhe i modifikonin për t’i shitur, arrestohen 4 persona

Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri dhe i modifikonin për t’i shitur, arrestohen 4 persona

Arrestohen 4 persona në Tiranë për trafikim dhe shitje armësh zjarri, të dyshuara se ishin futur nga Kosova, pas një hetimi dy-mujor të kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë.

Në pranga janë vënë shtetasit Gloris Nezaj, 39 vjeç, Rezarto Rumi, 48 vjeç, Kelvin Caushi, 49 vjeç dhe Ardian Caushi, 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Sipas hetimeve, të dyshuarit siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin në Tiranë dhe më pas i modifikonin dhe i magazinon në një ambient të përshtatur në zonën e Selitës, me qëllim shitjen.

Gjatë kontrolleve në ambientin ku dyshohet se kryhej montimi dhe magazinimi i armëve, si edhe në banesat e të arrestuarve, u sekuestruan 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 armë automatike), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio të ngjashme me ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 telefona celularë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.