zoom

Politikë

Topalli: Bashkimi të bëhet mbi vlera, sot është dita për të bërë kthesën

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka folur për mediat në hyrje të Pallatit të Kongreseve, aty ku sot do të zhvillojë punimet Kuvendi Kombëtar.

Topalli është shprehur se bashkimi i partisë duhet të bëhet mbi vlera. Ndër të tjera, ajo tha se nga eksperiencat ka mësuar se nuk është nevoja që të kesh karrige për të bërë beteja.

“Kam besuar gjithmonë se të vërtetat janë liria e gjithsecilit. Nga eksperiencat kam mësuar, nuk është nevoja të kesh karrige për të bërë beteja. Besoj se jemi në një kohë që duhet për të bërë betejat tona.

E rëndësishme është që bashkimi të bëhet mbi vlera. Kur them mbi vlera, tek njerëzit e thjeshtë. Tek ata që kërkojnë opozitë reale, jo opozitë farse. Ky është dëmi më i madh që i është bërë vendit tonë. E përsëris sot, nuk ka dëm më të madh se sa ta lësh vendin pa opozitë ose t’i japësh atij një opozitë farsë. Sot është dita për të bërë kthesën dhe prandaj jam sot këtu”, tha Topalli./Zoom.al