zoom

Bota

Izraeli bombardon xhaminë dhe shkakton masakër në Gaza. 16 të vdekur, 10 prej tyre fëmijë!

Izraeli bombardon xhaminë dhe shkakton masakër në Gaza. 16 të vdekur, 10 prej tyre fëmijë!

Agjencia palestineze e lajmeve “Wafa” deklaron se 16 persona, përfshirë 10 fëmijë, vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në një bombardim izraelit që goditi lagjen qendrore Daraj, të qytetit të Gazës sot.

Sipas transmetuesit arab “Al Jazeera”, bastisja goditi xhaminë lokale Fatima, e cila strehon gjithashtu një shkollë Kur’anore.

Viktimat me sa duket ishin persona të zhvendosur që kishin gjetur strehim në strukturë, e cila pësoi dëme të mëdha në sulmin e natës së sotme.

Që nga 7 tetori, ka pasur të paktën 35,709 vdekje dhe 79,990 të plagosur në enklavën palestineze, sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë të drejtuar nga lëvizja islamike Hamas. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura