zoom

Bota

E frikshme nga Gaza, edhe Rafah po kthehet në varrezë. Izraeli po e bombardon çdo ditë

Qyteti Rafah dikur ishte një “zonë e sigurt” në Rripin e Gazës, duke shërbyer si strehë shpëtimi për palestinezët, të cilët u zhvendosën në përpjekje për të shpëtuar jetën.

Korrespondenti i Al Jazeera, raporton se Rafah është kthyer tashmë në një morg, ndërkohë që shumë civilë humbin jetën çdo ditë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.

Qyteti më jugor në Rripin e Gazës, ku janë strehuar më shumë se një milion palestinezë, së shpejti mund të kthehet në një fushë beteje të përgjakshme, paralajmëron ai, ndërsa Izraeli intensifikon sulmet e tij ajrore në Rafah përpara një pushtimi tokësor të planifikuar.

Izraeli ka refuzuar disa kërkesa për armëpushim dhe për qëndrim larg nga Rafah, madje ka injoruar edhe presionet e ndërkombëtarëve dhe OKB-së. Ushtria izraelite prej muajsh nuk po kursen më as fëmijët, familjet me të sëmurë apo gratë. /ZOOM.AL/