zoom

Bota

Izraeli hyn në Rafah me tanke, bombardimet nuk ndalen për asnjë çast

Tanket izraelite kanë përparuar në një lagje thellë brenda Rafahut, gjatë një prej netëve më intensive të bombardimeve në qytetin jugor të Gazës, që kur Izraeli filloi ofensivën para një muaji.

Siç raportohet, sulmi i Izraelit në Rafah ka bërë që mijëra njerëz të ikin nga ajo që kishte qenë strehë, për gjysmën e banorëve të enklavës. Deri tani raportohet për rreth 400 mijë të evakuar nga zona e nxehtë.

Gjithashtu, sulmi ka ndërprerë edhe rrugët kryesore të hyrjes së ndihmave në Gazë, duke shkaktuar frikë ndërkombëtare për viktima masive. Por, Izraeli thotë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të sulmojë qytetin për siç thuhet “të çrrënjosur batalionet e fundit të Hamasit”.

Sipas “Reuters”, që nga fillimi i muajit, trupat e tij kanë lëvizur ngadalë drejt Rafahut. /ZOOM.AL/