zoom

Aktualitet

Gazetarja: Leonard Duka i dërgonte para Trejsi Sejdinit! Avokati: Spiune të vogla, u ikte koka…

Jetë luksi, makina, veshje, udhëtime dhe dërgesa parash cash. Këto janë disa detaje nga dosja e bujshme e operacionit të SPAK-ut, i koduar “Revanshi”, por edhe të njohura nga jeta publike e personazheve VIP, kryesisht bukurosheve të showbizz-it.

Gazetarja Aida Topalli dhe avokati Kujtim Ibra të ftuar në “Breaking” kanë folur për vajzat që grupet kriminale përdornin për të marrë më shumë informacione në lidhje me lëvizjet e armikut.

Gazetarja tregon se Leonard Duka, dikur i dashuri i Trejsi Sejdinit, i ka dërguar përmes miqve të tij, para modeles. Po ashtu ajo zbardhi dhe një bisedë të Leonard Dukës me Ervis Martinaj, ku ky i fundit i ka thënë që “ia ka marrë mendjen Trejsi Sejdini”.

SPAK ka lëshuar 50 fletë-arresti për 7 grupe kriminale që eliminonin njëri-tjetrin duke paguar shuma deri në 1 mln euro. Madje bie në sy aleanca e ish-deputetit Arben Ndoka, i arratisur në Dubai, me “mbretin e kumarit” Ervis Martinaj, i zhdukur prej dy vitesh pa gjurmë, Emiljano Shullazin nga burgu dhe Bajrët e Shkodrës, për të eliminuar Durim Bamin, për hakmarrje. Ndoka dyshonte se Bami kishte dorë te vrasja e vëllait të tij Aleksandër Ndoka, më 2017 në Lezhë.

Në përgjimet e SKY ECC që disponon SPAK janë të përfshirë shefa dhe ish-shefa policie, të arrestuar apo në kërkim dhe madje përmenden edhe emra ish-kryepolicësh. Oficerë që paguheshin për të shitur informacione nga dosjet hetimore dhe operacionet, duke i dekonspiruar ato.

Pjesë nga biseda:

Aida Topalli: Në dosje konfirmohet edhe lidhja e shumë përfolur… Del edhe emri i Trejsi Sejdinit dhe vërtetohet në një farë mënyre lidhja e përfolur nëpër rrjetet sociale apo mediat me Leonard Dukën. Është një episod ku Leonard Duka i bë një dërgesë parash përmes njerëzve të tij, por kemi dhe një episod tjetër, kur Ervis Martinaj e ironizon duke i thënë që t’i nuk ke qenë i vëmendshëm në këto gjëra, sepse ty ta ka marrë mendjen Trejsi.

Kujtim Ibra: Të gjitha këto janë vajza spiune, me role dytësore që janë përdorur si karrem për të marrë informacione nga grupet kundërshtare. Çështja e vajzave ka qenë deri në këtë shkallë të implikimit, asgjë më shumë sepse vetë ato e kanë ditur që kanë të bëjnë me persona shumë të rëndësishëm të krimit dhe nuk kanë hyrë më thellë për shkak të frikës, pasi një konspiracion i mundshëm të ikën koka. Kanë qenë informatore të vogla, aq sa kanë arritur të çojnë tek grupet e tjera kundrejt pagesave, drekave, blerjes së rrobave etj., janë gjëra banale. /ZOOM.AL/