Aplikacion
Superylli i Hollivudit Tom Cruise ka bërë një paraqitje dramatike në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Paris 2024 mbrëmjen e së dielës, duke zbritur nga çatia e Stade de France.
Spektatorët brohorisnin teksa ylli i Mission: Impossible, i veshur me xhaketë lëkure dhe doreza, u ul në stadium.
Pasi zbriti, Tom Cruise mori flamurin olimpik nga gjimnastja amerikane Simone Biles dhe kryebashkiakja e Los Angeles.
Flamurin e vendosi në pjesën e pasme të një motori dhe doli nga stadiumi me shpejtësi, ndërkohë që të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të duartrokitur performancën e yllit hollivudian.
Dyshohet se u vra nga këngëtari, 14-vjeçarja pësuar abort! Çfarë u zbulua nga mesazhet