zoom

Stil

Tjetër konkurrent i konfirmuar, aktori i njohur i humorit pjesë e “Dancing with the stars”

Pjesë e garës në “Dancing with the stars” do të jetë edhe aktori i njohur i humorit, Irgen Çela.

Emri i tij është konfirmuar nga vetë produksioni i “Dancing with the stars”, përmes videos prezantuese.

Aktori i “Portokalli-së” do të jetë në krah të balerinës Joana.

Veç Irgen Çelës, pjesë e formatit do të jenë edhe Elvis Pupa, Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, Atalanta Kërçyku, Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, Arnita Beqiraj dhe Juliana Nura.