zoom

Aktualitet

The Chronicles: Edi Rama dhe Eric Adams, çifti perfekt. Të dy të hetuar në SHBA

The Chronicles: Edi Rama dhe Eric Adams, çifti perfekt. Të dy të hetuar në SHBA

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, zhvilloi së fundmi një vizitë në vendin tonë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Sipas The Chronicles, Adams po përpiqet të shfrytëzojë javët e fundit në detyrë për të promovuar mundësitë ekonomike dhe turistike të qytetit të Nju Jorkut.

Ndersa takimin me Ramën, “The Chronicles” e sheh si simbolik, duke qenë se të dy përballen me sfida politike dhe akuza të ndryshme në vendet e tyre.

Media amerikane thekson se Adams është aktualisht i vetmi kryetar bashkie në historinë e Nju Jorkut që është akuzuar penalisht, pas një hetimi të FBI-së mbi transaksionet e tij financiare jashtë vendit. Nga ana tjetër, Rama përmendet si një figurë e njohur në hetimet e FBI-së mbi ish-zyrtarin amerikan të kundërzbulimit, Charles McGonigal, i dënuar me mbi gjashtë vjet burg për fshehjen e pagesave të marra nga një zyrtar i inteligjencës shqiptare.

“Ata bëjnë një çift të bukur. Adams është i vetmi kryetar bashkie aktual i New York-ut që është akuzuar penalisht, pas një hetimi të FBI-së mbi transaksionet e tij financiare jashtë vendit, ndërsa Rama ishte një figurë e njohur në hetimin e FBI-së mbi ish zyrtarin e kundërzbulimit Charles McGonigal, i cili aktualisht po izolohet me një dënim prej gjashtë e gjysmë vjetësh, pjesërisht për fshehjen e pagesave që ai kishte marrë nga një zyrtar i zbulimit shqiptar.”- thuhet në artikull.

Më tej media amerikane thotë se sipas sondazheve Eric Adams nuk ka shanse të rizgjidhet në krye të Bashkisë së Nju Jorkut. Zoom.al/

Postime të lidhura