zoom

Sport

Teuta forcohet me sulmuesin e Kukësit, buzëqesh trajneri Martini

Teuta forcohet në sulm me futbollistin Klejdi Daci. 23-vjeçari ritkhehet në Durrës pas vetëm 6 mujash te Kukësi, ku nuk e gjeti vetën.

Sulmuesi i talentuar në sezonin e fundit ishte pjesë e Teutës në Superiore dhe tregoi vlerat e tij duke e tundur tre herë rrjetën në 15 ndeshje, prej të cilave vetëm 9 si titullar.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Klejdi Daci, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Kukësit në gjysmën e parë të sezonit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Daci, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Erzenit”, thuhet në njoftimin e Teutës. /zoom.al/