Aplikacion
Në raportin e publikuar sot, në mesin e 64 venddeve, Shqipëria renditet në vendin e fundit për “të menduarit krijues”, pra angazhimi i tyre në mënyrë produktive në gjenerim, vlerësim dhe përmirësimin të ideve.
Studentë në Shqipëri kanë demonstruar rënien më të madhe në performancë në të menduarin krijues, 3 pikë më pak sesa pritej, në 13, sipas raportit zyrtar të PISA, si për matematikën ashtu edhe për performancën në lexim.
Vendi ynë renditet i fundit pas Republikës Domenikane, Marokut, Uzbekistanit, etj, duke qëndruar në kategorinë e tretë të matjes, pra “nën mesataren e OECD”. Niveli i parë dhe më i lartë është ai ku përfshihet Singapori, “mbi mesataren e OECD” dhe grupi i dytë është ai që nuk përbën diferencë, pra “Pa diferencë”. Ky grup i ka qëndruar parashikimeve të bëra nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Rezultate të dobëta në raportin për “të menduarin krijues” kanë dhe shumë vende të tjera, ndaj hartuesit thonë se pavarësisht rëndësisë së tij, ne nuk mund ta marrim si të mirëqenë zhvillimin e aftësive krijuese. Në fakt, sondazhi i OECD 2023 i aftësive sociale dhe emocionale tregoi se 15 vjeçarët priren të ndihen më pak krijues se 10 vjeçarët.
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) thekson se teksa shoqëria lëviz me ndryshimet komplekse mjedisore, sociale dhe ekonomike të shekullit të 21-të, është thelbësore që studentët të jenë novatorë, iniciativë dhe të përdorin të menduarit kritik dhe krijues.
Pse mamaja e Markut s’është e preferuara e saj? Rudina Dembacaj flet hapur: S’jetoj me të!