zoom

Aktualitet

Tërmeti shkund Shqipërinë, ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca sizmike?

Qyteti i Kukësit është tronditur nga një tërmet gjatë mesnatës.

Lëkundjet shkaktuan panik dhe u ndjenë në një rreze të gjatë, deri afër Tiranës.

Sipas të dhënave, tërmeti  ka qenë me magnitudë 3.8 ballë, ndërsa mësohet se epiqendra ka qenë në Vlahen të Kukësit.

Deri tani nuk raportohet për dëme në njerez dhe materiale, teksa Emergjencat do kryejnë verifikimet në terren me grupet e tyre dhe të Bashkisë.

Dy ditë më parë një tërmet i fuqishëm 7,6 ballë pothuajse rrëzoi gjithçka në Japoni dhe deri tani ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur, pa llogaritur dëmet materiale. /ZOOM.AL/