zoom

Lajme

Françeska nominoi vetëm vajza, postimi i Sara Gjordenit: Turp, e ditur… (e fshin më pas)

Françeska Murati hapi dje “Kutinë e Pandorës” dhe iu dha mundësia të bënte një telefonatë me bashkëshortin, ndërsa në këmbim do t’i duhej të dërgonte edhe tre banorë në nominim.

Për çudi ajo vendosi veten, Erjolën dhe Rozën. Atyre iu bashkua edhe Heidi, e cila është në nominim të përhershëm që nga nominimi kokë më kokë me Romeon për finalistin e parë. Kjo javë parashikohet e fortë, pasi një nga 4 vajzat do lërë shtëpinë.

Pas zgjedhjes së Françeskës ka reaguar Sara Gjordeni, e cila e ka quajtur të turpshme zgjedhjen e Françeskës.

“E ditur, e parashikuar, fut veten se del mirë! Feministja e madhe sulmoi vetëm vajza brenda, nominoi vetëm vajza. Më vjen keq Erjola sepse nuk ke support”, shtoi Sara në Story-n që më pas e ka fshirë.

Sara u përjashtua nga BBV pikërisht për shkak të një përplasjeje me Françeskën. /ZOOM.AL/