zoom

Aktualitet

“Tërhiqu ose do të vrasim”/Kërcënonin biznesmenin nga Cërriku, arrestohen 3 persona( emrat)

“Tërhiqu ose do të të vrasim ty dhe familjen tënde”. Me këto fjalë është kërcënuar dhe shantazhuar administratori nga Cërriku i një kompanie, me qëllim për t’u tërhequr nga një tender.

Fituesi i tenderit është Eral Muftari, ndërsa është shantazhuar nga Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç.

Ky i fundit i gjendur përballë kësaj situate, i është drejtuar policisë dhe pas një hetimi 1 mujor, janë vërtetuar dhe kërcënimet, ndërsa mbrëmë dhe sot janë kryer 3 arrestime, ndërsa 1 tjetër ndodhet në kërkim.

Mësohet se tenderi për furnizimin e lëndëve drusore kapte vlerën e 1 milion eurove./zoom.al/