zoom

Aktualitet

Tentuan të rrëmbejnë vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj, arrestohet krahu i djathtë i “Rrumit”

Tentuan të rrëmbejnë vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj, arrestohet krahu i djathtë i “Rrumit”

Policia ka arrestuar pas 2 vitesh në kërkim Agron Bejdollin, i cili konsiderohet si krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”.

Agron Bejdolli është vendosur në pranga në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Aleksandër Lahon, të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në tetor 2022.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksident pas përplasjes së një motori nga një automjet në autostradën Tiranë Durrës.

Por pas saj fshihej një veprimtari e përfilltë kriminale. Dy vëllezërit Beqiraj ishin nisur drejt Durrësit me mjetin e tyre, kur në rrugë një makinëi ka goditur nga pas. Gjatë konfliktit, Indrit Beqiraj është marrë peng për disa minuta.

Ndërsa policia ishte vënë në lëvizje për ta liruar atë, autorët e kanë lënë të lirë, kanë braktisur mjetin dhe janë arratisur.

 

 

Postime të lidhura