zoom

Slider

Tentoi të futej në Shqipëri me makinën e vjedhur në Gjermani/ Arrestohet shtetasi kosovar

Morinë – Një 61-vjeçar është arrestuar në doganën e Morinës. I arrestuari mësohet se është Hajdar Kaqanolli, 61 vjeç, banues Balloc, Kosovë.

Në hyrje të pikës së Kalimit Kufitar Morinë, ka rezultuar se makina tip “Nisan” që drejtonte ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania, pasi ishte i vjedhur në Gjermani.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, në zbatim të planit masave për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar, Hajdar Kaqanolli, 61 vjeç, banues Balloc, Kosovë.

Në hyrje të pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, automjeti tip “Nisan” që drejtonte ky shtetas, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania, pasi ishte i vjedhur në Gjermani.

Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin i pa pajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.