Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur em përplasjen e dhunshme mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa zhvillohej seanca plenare.
Me anë të një postimi në rrjetin social X, Rama shkruan se përshkallëzimi dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tani kosherja e zezë e dështimeve të dobëta të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës.
Sipas tij duhet ende pak durim, dhe pastaj vjen radha për reflektim.
Postimi i Ramës:
Përkallëzimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tani kosherja e zezë e dështimeve të dobëta të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, mbledhësit e precedentëve penalë dhe duart e huaja pas tyre!
Durimi është ende i nevojshëm, dhe pastaj vjen radha e reflektimit🦩