zoom

Aktualitet

Tensione para Kuvendit, Policia arreston disa protestues

Tensione para Kuvendit, Policia arreston disa protestues

Policia ka ndaluar disa qytetarë pak para nisjes së protestës së thirrur përpara Kuvendit të Shqipërisë, e cila po zhvillohet njëkohësisht me seancën plenare.

Më herët, Policia kishte marrë masa sigurie rreth Parlamentit, duke rrethuar të gjithë perimetrin e godinës dhe duke dislokuar një numër të madh efektivësh, si dhe mjete të posaçme, mes tyre një autoblind dhe një autobot me ujë.

Po ashtu, deputetët e Partisë Socialiste mbërritën në Kuvend rreth dy orë përpara nisjes së seancës, për të shmangur çdo përplasje të mundshme me protestuesit.

Nuk dihen ende arsyet zyrtare të ndalimit të aktivistëve, ndërsa pritet një reagim nga Policia lidhur me ngjarjen./ Zoom.al

Postime të lidhura