Aplikacion
Përplasje të forta politike u regjistruan sot gjatë seancës plenare mes opozitës dhe mazhorancës.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u përjashtua nga seanca pas përplasjes me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Fillimisht, Peleshi i hoqi të drejtën e fjalës Bardhit për shkak të ndërhyrjeve të përsëritura gjatë diskutimeve.
Megjithatë, pas reagimeve dhe protestave të demokratit në sallë, kryetari i Kuvendit urdhëroi përjashtimin e tij nga seanca plenare.
Në vijim të situatës, edhe deputeti Klevis Balliu u paralajmërua dhe iu hoq e drejta e fjalës për këtë seancë.
Për shkak të tensioneve që pasuan nga deputetët e opozitës, Peleshi ndërpreu për disa minuta punimet e Kuvendit, duke kërkuar qetësi në sallë./ Zoom.al