Aplikacion
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, reagoi ashpër gjatë seancës së sotme në Kuvend, pas përjashtimit të tij nga kryeparlamentari Niko Peleshi.
Sipas Bardhit, mazhoranca vijoi me “skenarin e asgjësimit të Kuvendit”, duke kaluar raportimet e institucioneve të drejtësisë dhe disa projektligje pa debat parlamentar.
“Peleshi është thjesht një kloun i Taulant Ballës, që bindet verbërisht ndaj urdhrave politikë të PS”, tha Bardhi, duke kritikuar mënyrën se si mazhoranca po kufizon rolin e opozitës.
Bardhi theksoi gjithashtu se mazhoranca po tenton të kalojë projektligje dhe raportime të institucioneve të drejtësisë pa llogaridhënie, duke cenuar transparencën dhe rregulloren e Kuvendit.
Seanca përfundoi me tension. Niko Peleshi i mbylli punimet sepse Bardhi refuzoi të dilte nga salla pavarësisht masës përjashtimore, duke pretenduar se opozita këmbëngul për të mbrojtur të drejtën për debat dhe kontroll parlamentar./ Zoom.al