Aplikacion
Një projekligj i propozuar nga Partia Socialiste për anulimin e gjobave ka sjellë tensione në Kuvend.
Opozita ka rrethuar foltoren, ndërsa Flamur Noka është përplasur fizikisht me punonjësit e Gardës.
“Garda nuk ka nevojë, zoti Noka ka fjalën”, ndërhyri kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Ndërsa deputeti i PD-së, pari mori fjalën u shpreh se: “Më thuaj zonjë, a mos vallë ujku është veshur me lëkurën e qengjit?
A ishit ju që ju thoshit shqiptarëve se koha e pandëshkueshmerisë ka marrë fund?
Që burgosët 38 mijë shqiptare pse riparuan një dritare apo një kotec pulash?
Tani që po vijnë zgjedhjet, u thoni shqiptarëve që këta përbindësha, këta ujqër të tërbuar kanë veshur lëkurën e deles, sepse ju duhen vota”.
