zoom

Aktualitet

Temperatura deri në 36 Gradë, parashikimi i motit për sot! Ja zonat ku do të ketë reshje

Temperatura deri në 36 Gradë, parashikimi i motit për sot! Ja zonat ku do të ketë reshje

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.

Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira mesatare, të cilat në mesditë do të shtohen përkohësisht në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes. Në këto rajone parashikohen reshje të dobëta shiu me intensitet të ulët, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet kryesisht pa reshje.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, era do të fitojë shpejtësi herë pas here deri në 14 m/s.

Sa i përket detit, parashikohet një valëzim i lehtë, me forcë 1 deri në 3 ballë.

Postime të lidhura