Aplikacion
Disa të shtëna me armë zjarri u regjistruan gjatë natës në drejtim të një biznesi në Kukës.
Furra e bukës u qëllua me breshëri.

Sipas policisë, ngjarja është zbuluar në mëngjes, pasi pronari i dyqanit, shtetasi L. O., ka njoftuar policinë rreth orës 09:30 se kishte vënë re dëmtime në fasadën e xhamit.

Patrullat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vend, ku pas këqyrjes rezultoi se shenjat në fasadë ishin shkaktuar nga të shtëna me armë. Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

Hetuesit po mbledhin prova dhe po punojnë për të kuptuar motivet e sulmit, si dhe për identifikimin e personit ose personave të përfshirë./ Zoom.al


