Aplikacion
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 27 nëntor 2025, në lagjen Drinas të fshatit Mamëz në Kukës, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi.
Identifikohen 2 autorët e dyshuar (babë e bir). Kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët, shpallet në kërkim djali i tij. Sekuestrohet automjeti i dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale.
Këta shtetas, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dyqanit në pronësi të shtetasit T. O., duke dëmtuar fasadën me xham të dyqanit. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, i cili nuk u gjet në banesë gjatë operacionit.
