zoom

Bota

Të shtëna me armë zjarri përpara konsullatës izraelite në Stamboll, 3 të vrarë

Të shtëna me armë zjarri përpara konsullatës izraelite në Stamboll, 3 të vrarë

Tre persona u vranë dhe dy oficerë policie u plagosën në një incident me armë zjarri pranë ndërtesës që strehon konsullatën izraelite në Stamboll.

Sipas raportimeve fillestare, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të godinës diplomatike. TGRT raporton se një efektiv policie ka mbetur i plagosur gjatë incidentit.

Forcat e sigurisë kanë rrethuar menjëherë zonën përreth konsullatës, duke vendosur një perimetër sigurie dhe duke kufizuar lëvizjet.

Ende nuk ka detaje të konfirmuara mbi autorët apo motivet e sulmit, ndërsa autoritetet turke pritet të japin informacione të mëtejshme në vijim.

Postime të lidhura