zoom

Bota

Sulmi në konsullatën izraelite/ Erdogan: Akt i shëmtuar, terroristët u neutralizuan

Sulmi në konsullatën izraelite/ Erdogan: Akt i shëmtuar, terroristët u neutralizuan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdohan, ka reaguar pas sulmit të armatosur në konsullatën izraelite në Stamboll, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë dhe të papranueshëm.

Në deklaratën e tij, Erdogan e përshkroi ngjarjen si një “sulm frikacak” dhe theksoi se autorët janë neutralizuar nga forcat e sigurisë. Sipas tij, tre persona të përfshirë në sulm janë eliminuar, ndërsa dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur lehtë gjatë ndërhyrjes.

Ai bëri të ditur gjithashtu se institucionet përkatëse, përfshirë prokurorinë, policinë dhe shërbimet e inteligjencës, kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Dua që të dihet se ne e dënojmë sulmin frikacak që ndodhi sot në Beshiktash të Stambollit. Në këtë akt të shëmtuar terrori, 3 terroristë u neutralizuan dhe 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë. Zyra e Kryeprokurorit tonë, policia dhe agjencitë e inteligjencës kanë nisur hetimet e nevojshme”, tha Erdogan.

Postime të lidhura