Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një 19-vjeçar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij 17 vjeç.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 01:40, policia është njoftuar për plagosjen e një të mituri në rrugën “Berit Beker”. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit R. S., 19 vjeç. Ky i fundit, duke i treguar armën e zjarrit tip pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se arma nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht, duke plagosur 17-vjeçarin.
Policia bëri të ditur se arma e zjarrit posedohhej pa leje dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë 19-vjeçari R. S., për veprat penale:
Po ashtu, u vunë në pranga edhe dy shtetas të tjerë, A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Betonieres iu prishën frenat? Aksidenti me dy viktima në Tiranë, ku po fokusohen hetimet