zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, çfarë thotë policia

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, çfarë thotë policia

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 15:10, në lagjen Kiras të Shkodër.

Policia bën me dije se efektivët i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes. Po kështu, ai ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Policia është vënë në ndjekje dhe dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u arratisur, ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar.

Policia mundi të vinte në pranga drejtuesin e automjetit, teksa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit./ Zoom.al

Postime të lidhura