zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, u qëllua me kallashnikov nga një automjet! Ç’ndodhi gjatë natës

Të shtëna me armë në Sarandë, u qëllua me kallashnikov nga një automjet! Ç’ndodhi gjatë natës

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku dyshohet se pas ngjarjes fshihet një konflikt mes disa adoleshentësh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 në rrugën “Karl Topia”, ku dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri të llojit kallashnikov.

Sipas burimeve policore, të shtënat dyshohet se kanë ardhur pas një konflikti verbal mes tre personave dhe një të katërti, të gjithë adoleshentë. Gjatë gjithë natës policia ka zhvilluar kontrolle për kapjen e personave të dyshuar dhe për gjetjen e armës së zjarrit, ndërsa janë shoqëruar dy adoleshentë.

Paraprakisht dyshohet se konflikti i mbrëmshëm është vazhdim i një ngjarjeje tjetër të ndodhur të shtunën, kur një përplasje fizike në rrugën “Flamuri”, në lagjen nr. 1 të qytetit, mes disa adoleshentësh përfundoi me një të dëmtuar që mori mjekim në spital.

Postime të lidhura