zoom

Aktualitet

Të shtënat me kallashnikov pas sherrit, zbardhen detaje nga ngjarja, 4 të rinj në pranga (EMRAT)

Të shtënat me kallashnikov pas sherrit, zbardhen detaje nga ngjarja, 4 të rinj në pranga (EMRAT)

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen me të shtëna me armë zjarri të regjistruar mbrëmjen e 12 marsit në Sarandë, ku pas një konflikti mes të rinjsh janë përfshirë disa persona.

Nga hetimet paraprake dyshohet se rreth orës 22:30, në rrugën “Panorama”, 19-vjeçari Jurgen Lapa, së bashku me një të mitur, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pas konflikteve të mëparshme me disa të rinj.

Pas ngjarjes janë ndaluar katër persona, të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të saj dhe nuk e kanë kallëzuar krimin. Të ndaluarit janë Aleksandër Zervo, Gramoz Adushi, Aidi Basho dhe Danjel Zbobo, të gjithë 18 vjeç dhe banues në Sarandë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuestruar pesë gëzhoja, disa aparate celularë si dhe një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Jurgen Lapa, 19 vjeç, dhe një shtetas i mitur, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.