Aplikacion
Efi Dhedhes, ish-banorja e “Big Brother VIP”, ka reaguar me ironi ndaj një komenti në Instagram, ku një ndjekëse e akuzoi publikisht se është një ndër vajzat e njohura që takojnë persona të dënuar në burgje, për “favorizim seksual”.
“Te ka dal emri moj qe vete ju ben qejfin te burgosurve jep dhe mend pale, ste vjen turp”, shkruan ndjekësia.
Komentuesja vijoi duke përdorur gjuhë fyese dhe akuza personale, duke ironizuar Efin dhe duke e cilësuar si personazh që “shes moral” duke supozuar një përfshirje intime me të dënuar për krime të rënda.
Efi iu përgjigj komentueses, duke shkruar se: “Ça thua më vërtetë? Turp të kem?”
Ora News ka raportuar se gati dy muaj më parë rezultojnë të kenë hyrë në javë të ndryshme, dy vajza të njohura të show bizz-it shqiptar me inicialet A.D dhe R. R, të cilat pasi kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar që mbahet në burgun e Reçit, janë larguar sërish.

Prezenca e vajzave në burgun e Reçit, është shënuar dhe në librat e hyrjes dhe daljes së këtij burgu. Ndërsa imazhet e tyre janë fiksuar dhe nga kamerat e sigurisë të instaluara në këtë burg.
Sipas medias, takimet janë zhvilluar me një nga anëtarët e grupit “Bajri”, që mbahet i izoluar në këtë burg dhe për hyrjen e dy vajzave eskortë ka pasur dijeni të plotë shefi i policisë së burgut Dylber Beqiri dhe njëherësh drejtori i këtij burgu, Leonard Mardoda.