zoom

Sport

Të gjithë në garë për Antonio Konten

Të gjithë në garë për Antonio Konten

Antonio Conte, pasi mbylli aventurën e tij në Angli, pas një pauze të gjatë, tani është gati të rikthehet në aksion.

Tekniku italian është një nga emrat më të lakuar, mbi të gjitha në Serie A, kjo pasi edhe dëshira e tij është të rikthehet në shtëpi. Ish trajneri i Tottenham është i vetëdijshëm se në Itali nuk mund të pretendojë një pagë të lartë, por kjo për të ka pak rëndësi pasi qëllimi i tij kryesor është të gjejë një skuadër që i jep mundësinë të konkurrojë për trofe.

Prej kohësh emri i tij lidhet me një transferim të mundshëm te Milan ose Napoli, por në skenë së fundmi ka dalë edhe Roma.

Ibrahimovic, tashmë me post drejtues te Milan, është i fiksuar pas idesë për t’i besuar stolin e “djallit” pikërisht Antonio Contes, problemi në këtë pikë është se Ibra duhet të bind Garry Cardinale i cili ka një tjetër vizion, nuk preferon ndryshime të forta dhe të bujshme. /ZOOM.AL/