zoom

Lajme

Të gjitha fyerjet e Edi Ramës ndaj Gledian Llatjas, pse duron kaq shumë kryebashkiaku i Elbasanit?

Të gjitha fyerjet e Edi Ramës ndaj Gledian Llatjas, pse duron kaq shumë kryebashkiaku i Elbasanit?

Gledian Llatja është padyshim një ndër kryebashkiakët më të kritikuar nga shefi i qeverisë, Edi Rama (të paktën publikisht).

Skena e fundit denigruese ndodhi sot kur kryeministri iu kthye keq Llatjas në mes të një takimi elektoral dhe i tha të mos i shkelte syrin



Por ky nuk është rasti i vetëm që Rama s’ia kursen kritikat dhe fyerjet kryetarit të Bashkisë së Elbasanit.

Kritika për infrastrukturën

Në shkurt 2021, gjatë një vizite në kantieret e blloqeve të brendshme të qytetit të Elbasanit, Rama i tërhoqi vëmendjen Llatjas për muret e betonit të palyera, duke i thënë: “Futini një suvatim, s’lihen kështu.” 

Kritika për neglizhencën ndaj zonave rurale 

Në një rast tjetër në vitin 2022, në një takim me fermerë në Elbasan, Rama shprehu pakënaqësinë e tij për neglizhimin e zonave rurale nga ana e kryetarëve të bashkive, duke përfshirë edhe Llatjën.

Ai i quajti me ironi “njishat” dhe theksoi se ata mendojnë se bëjnë mrekullira, por kanë harruar zonat rurale të territoreve që menaxhojnë.

Krahas këtyre fshikullimeve nga vetë kreu i qeverisë, mbi kryebashkiakun e Elbasanit rëndojnë një sërë akuzash; nga shpërdorimi i detyrës, favorizimi në kontrata publike, lidhje të dyshimta me krimin, afera me tregun agro-ushqimor në Elbasan dhe deri te shkeljet e ligjit zgjedhor apo tendera të dyshimtë për karburantet.

Pavarësisht kësaj, Llatja vazhdon të qëndrojë stoik, të kandidojë për Bashkinë e Elbasanit edhe këtë mandat dhe duket se të gjithën këtë, e paguan me buzëqeshje dhe përulje besnike. Njësoj si sot, ku u përpoq të mos nxirrte zbuluar gjuhën e tensionuar të trupit, duke u fshehur pas një të qeshure të sikletshme, teksa kryeministri po e poshtëronte LIVE./ Zoom.al

Postime të lidhura