zoom

Ekonomi

Tabaku: Shqiptarëve iu duhen gati dy dekada punë për të blerë një apartament në Tiranë

Tabaku: Shqiptarëve iu duhen gati dy dekada punë për të blerë një apartament në Tiranë

Jorida Tabaku ka ngritur shqetësime për çështjen e strehimit në Tiranë, duke deklaruar se qytetarëve u nevojiten mesatarisht rreth 18.6 vite punë për të blerë një apartament në kryeqytet, një shifër që ajo e cilëson si tregues të një situate të rënduar ekonomike.

Në reagim në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike theksoi se çmimet e banesave kanë arritur nivele të papërballueshme për shumicën e familjeve, ndërsa rritja e tyre, sipas saj, nuk pasqyron zhvillim normal të tregut apo rritje reale të kërkesës.

Ajo u shpreh se tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë ka shënuar rritje shumë të shpejtë, duke përmendur një rritje prej mbi 40% nga viti në vit, të cilën e konsideron ndër më të lartat në rajon dhe më gjerë.

Tabaku argumentoi për një “sistem të pabarabartë ekonomik”, ku kostoja e jetesës rritet më shpejt se të ardhurat, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë sigurimin e një prone për familjet e zakonshme./ Zoom.al

Postime të lidhura