zoom

Lajme

“Ta nxjerr akoma më keq”- Gjesti përgjon Eglin në dhomën e rrëfimit! Deklarata e këngëtares për banorin

“Ta nxjerr akoma më keq”- Gjesti përgjon Eglin në dhomën e rrëfimit! Deklarata e këngëtares për banorin

Një video është bërë virale në mediat sociale ku Gjesti shihet duke përgjuar Eglin teksa ajo ndodhej në dhomën e rrëfimit.

Në pamjet këngëtarja dëgjohet duke i thënë me ironi dhe nervozizëm ndaj Gjestit: “Është puna për të të nxjerr akoma më keq. Ti zotëri i nderuar që pretendon se je shumë i mirë tani”.

Ndërkohë pasi ka dëgjuar këto fjalë nuk ka pasur një reagim nga ana e këngëtarit nga Kosova.

Kujtojmë që dyshja po shkonte drejt një romance, por Gjesti është shprehur se nuk ka ndjenja për Eglin.

Pasi kjo e fundit u rikthye në shtëpi pasi doli për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, është përfolur se qëllimi i saj është të nxjerrë keq këngëtarin në sytë e publikut.
 

Postime të lidhura