zoom

Lajme

Sylvinho reagon pas rinovimit të kontratës me Shqipërinë

Sylvinho reagon pas rinovimit të kontratës me Shqipërinë

Trajneri Sylvinho ka vendosur të qëndrojë në krye të Kombëtares së Shqipërisë, duke rinovuar kontratën deri në korrik të 2026. Pas nënshkrimit, tekniku shprehu entuziazmin e tij për projektin dhe objektivat e ardhshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Sylvinho shkruan se ky vendim i jep mundësinë të vazhdojë një projekt që është ndërtuar me punë të madhe, profesionalizëm dhe bashkëpunim mes stafit dhe lojtarëve. “Së bashku kemi arritur objektiva historikë: kualifikimin për herë të dytë në finalet e Kampionatit Evropian dhe për herë të parë në fazën playoff të Botërorit 2026. Këto arritje tregojnë përparimin dhe forcën kolektive të ekipit”, theksoi trajneri.

Ai shtoi se sfidat e ardhshme do të kërkojnë përkushtim të shtuar, punë të palodhur dhe vendosmëri nga të gjithë pjesëtarët e ekipit. “Qëndrojmë të fortë ditë pas dite, me vendosmëri dhe zemër. Forca Shqipëri!”, përfundoi Sylvinho./ Zoom.al

Postime të lidhura