zoom

Futboll vendi

Superiore/ Skënderbeu shkarkon Memellin, ja kush e zëvendëson

Klubi i Futbollit Skënderbeu ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Migen Memelli.

Pas rezultateve të dobëta në kampionat, ku aktualisht klubi korçar renditet i fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 17 pikë të grumbulluara në 24 javë, presidenti Tafaj ka vendosur që të ndajë udhët me Memellin.

Trajneri Memelli u emërua një vit më parë në krye të skuadrës duke e shpëtuar nga rreziku i rënies nga kategoria, ndërsa këtë sezon gjërat nuk shkuan mirë dhe palët kanë vendosur që të ndërprejnë bashkëpunimin.

Vendin e tij pritet ta marrë një emër i njohur për futbollin shqiptar si Skënder Gega. Më herët, Gega ka trajnuar Partizanin në periudhën e artë kur u shpall kampione e Shqipërisë në sezonin 18-19, ndërsa Kukësi është klubi i fundit që ka drejtuar në Shqipëri, por pa arritur të njëjtin sukses si me Demat e Kuq.

Komunikata zyrtare për shkarkimin e trajnerit Migen Memelli.

Komunikata zyrtare e emërimit të trajnerit Skënder Gega.