zoom

Bota

Sulm ajror në Sumy të Ukrainës! Tre bomba në një mbrëmje

Një sulm ajror rus, që vrau 22 njerëz, duke përfshirë tre fëmijë ka ndodhur në qytetin ukrainas të Sumy-t.

Guvernatori rajonal i Sumy-t, Dmytro Zhyvytskyi thotë se Rusia bombardoi një zonë banimi në verilindje të qytetit, gjatë natës, duke e përshkruar ngjarjen si “vrasje masive”.

“Tre bomba në një mbrëmje… Ishte një natë e tmerrshme.”

Nëntë persona në një shtëpi u vranë. Gjashtë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe rreth 20 të tjera u shkatërruan pjesërisht.

Rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga Sumy, pasi Rusia ra dakord të ndalonte bombardimet e saj ndaj qytetit, duke lejuar hapjen e një korridori humanitar./ Zoom.al