Aplikacion
Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, William Burns ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin po planifikon marrjen e kontrollit të Kievit, brenda dy ditësh.
Duke folur në një seancë para Kongresit amerikan, Burns u ka thënë ligjvënësve se mendon që Putini është i zemëruar tanimë.
“Ai ka mundësi që të rrisë përpjekjet për të rrëzuar ushtrinë ukrainase, pavarësisht viktimave civile”.
Burns ka thënë se Putin e ka përfshirë veten në një kombinim shpërthyes të ankesave dhe ambicieve për shumë vjet.




