zoom

Bota

Kina kundërshton sanksionet ndaj Rusisë: Do të përkeqësojnë konfliktin

Kina ka shprehur “kundërshtim të fortë” ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, pas njoftimit të presidentit amerikan Joe Biden për të pezulluar eksportet e gazit dhe naftës së papërpunuar nga Moska dhe vendimit të Britanisë për të ndaluar deri në fund të vitit, importet e naftës bruto ruse dhe nënprodukteve të naftës pas pushtimit të Ukrainës. Sanksionet “nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian. “Ato vetëm do të shkaktojnë vështirësi serioze për ekonominë dhe jetesën e vendeve në fjalë” dhe “do të përkeqësojnë më tej ndarjen dhe konfliktin”. /Zoom.al/