Aplikacion
Viti 2025 ka qenë i suksesshëm për Thomas Strakoshën.
Portieri i Kombëtares shqiptare e ka mbajtur portën e paprekur në gjysmën e takimeve të luajtura si me kuqezinjtë, ashtu edhe me ekipin e tij AEK në kampionatin grek.
Faqja “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të portierëve me performacnën më të mirë në vitin e shkuar dhe 30 vjeçari mban vendin e katërt.
Nga 44 takime në fushë, Strakosha nuk ka pësuar gol në 22 prej tyre.
Portieri 30 vjeçar renditet pas ukrainasit Anatoli Trubin që luan te Benfica, italianit të Manchester Cityt, Gianluigi Donnaruma dhe zviceranit Gregor Kobel të Borussia Dortmund.
“Transfermarkt” ka përpiluar renditjen, duke u referuar te paraqitja e portierëve në të gjithë kompeticionet me skuadrat e tyre nga 15 kampionatet më të rëndësishme të Europës dhe takimet e ekipeve përfaqësues.
Zoom.al/