zoom

Aktualitet

SPAK zbarkon në Elbasan / Arrestohen dy ish-gjyqtarë, bastisen bazat e Suel Çelës

Një operacion i befasishëm policor është duke u zhvilluar në qytetin e Elbasanit, ku mësohet se deri tani janë vënë në pranga dy ish-gjyqtarë.

Bëhet fjalë për ish-gjykatësen Pajtime Fetahu, e cila ishte me masën “arrest në shtëpi”, me akuzat për lidhjet e saj me bandat kriminale në këtë qytet.

Po ashtu, raportohet se është arrestuar edhe ish-kryetari i Gjykatës së Elbasanit Zihni Shahu.

Detajet e operacionit dhe akuzat ndaj tyre nuk bëhen të qarta. Ky aksion është në vijim të kontrolleve të disa banesave dhe bizneseve gjatë ditës së djeshme në Elbasan.

Emri i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu doli në dosjen “Plumbi i Artë 2”. Ajo dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret.

Postime të lidhura