zoom

Aktualitet

“Nuk dëgjon Tomi”, emrat e gjyqtarëve dalin në Sky ECC/ “Arrest shtëpie” për avokaten e Suel Çelës

Zbardhen detaje të reja në lidhje me arrestimet në Elbasan të ish-gjyqtarëve, dhe ndalimit të avokates së Suel Çelës, Blerina Beqiri.

Burime jo zyrtare kanë bërë të ditur se, ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në aplikacionit Sky ECC për zbutjen e një mase sigurimi personal.

GJKKO vendosi masë arresti ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahut, kontroll banese ndaj banesave të dy ish gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa.

Ndërkohë masë arresti shtëpiak për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

Burime jo zyrtare thonë se në një moment bashkëbiseduesit ankohen ‘nuk dëgjon Tomi’ për ish gjyqtarin Tomorr Kullolli i cili pas ankesave u përjashtua nga trupa gjyqësore.

Gjatë operacionit të SPAK, ranë në pranga dy ish gjyqtarë, Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës. bën të ditur gazetarja Anila Hoxha.

I njohur për të shkuarën e tij kriminale në trafikun e drogës dhe përplasjes me policinë, Çela kërkohet të vihet para drejtësisë pasi bashkëpunëtori i tij i dikurshëm Nuredin Dumani pasi u pendua u tregoi hetuesve se Suel Çela i njohur dhe me emrin Marjus Lulaj e kishte paguar për të vrarë Elton Kilën, të njohur me emrin Oti si edhe administratorin e një shkolle private në Tiranë Lulëzim Masha, krime për të cilat kishte paguar mijëra euro. Atentati ndaj Kilës nuk u realizua ndërsa ndaj Mashës dështoi pasi plumbat kapën vetëm makinën.

Për arrestimin e Çelës janë të interesuar edhe prokurorët belgë, të cilët janë duke punuar për zbardhjen e një vrasje në Antëerp të Belgjikës vitin e kaluar, ku ka dyshime se Çela mund të jetë i implikuar.

Postime të lidhura