zoom

Aktualitet

SPAK lëshoi urdhërarrest ndaj tyre, kush janë Flodian Plaku dhe Ervis Matodashaj! Vrasja e trafik droge, e shkuara e tyre kriminale

SPAK lëshoi urdhërarrest ndaj tyre, kush janë Flodian Plaku dhe Ervis Matodashaj! Vrasja e trafik droge, e shkuara e tyre kriminale

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i zhvilluar me urdhër të Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku janë lëshuar 7 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në qytetin e Vlorës.

Mes personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest është edhe Flodian Plaku, për të cilin SPAK ka nxjerrë një masë të dytë arresti. Plaku ishte arrestuar edhe një vit më parë nga Policia e Shtetit, teksa ndodhej në ambientet e Hotel Doko.

Aktualisht, ai ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “vrasjes me paramendim” ndaj Gentjan Bejtjas, i konsideruar si një nga njerëzit e afërt të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Sipas burimeve nga hetimi, masa e re e sigurisë ndaj Flodian Plakut është dhënë për shkak të dyshimeve për përfshirje në trafik droge, vrasje dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje, në kuadër të një grupi kriminal që vepronte kryesisht në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, informon gazetari Elton Qyno.

Në kuadër të këtij operacioni është lëshuar urdhër-arrest edhe për Ervis Matodashaj, i cili rezulton i shpallur në kërkim. Burimet bëjnë me dije se akuzat e sakta ndaj tij pritet të bëhen publike pas njoftimit zyrtar të SPAK.

Hetimet për këtë çështje janë ndjekur nga prokurori i posaçëm Vladimir Mara, ndërsa pritet që në vijim të dalin edhe detaje të tjera mbi operacionin dhe personat e përfshirë.

Ndërkohë, emri i Ervis Matodashaj është përmendur edhe më herët në ngjarje kriminale në Vlorë. Rreth tre vite më parë ai i shpëtoi një atentati të ndodhur në fillim të muajit gusht. Autori i dyshuar i atentatit, Amarildo Nikolli nga Shkodra, u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Pas arrestimit, Nikolli deklaroi se porosia për vrasjen ishte dhënë nga Leonard Luzi, i cili u arrestua në Spanjë dhe më pas u ekstradua në Shqipëri. Aktualisht, Luzi është dënuar me 11 vite burgim, ndërsa bashkëpunëtori i tij Muharrem Koroveshi me 10 vite burg. Ndërsa Amarildo Nikolli është dënuar me 2 vite e 9 muaj burg.

Postime të lidhura