Aplikacion
Ai akuzoi zv.kryeministren për abuzim me kostot e rrugëve duke thënë se shumë shpejt do të jetën nën hetim.
Spaho tha se janë të njëjtat projekte prej vitesh, që buxheti vazhdon të financojë dhe rrugët nuk po mbarojnë akoma.
“Rruga Elbasan-Librazhd, trase autotrade e ndërtuar me zhavorr lumi. Do ta shikoni ku do të përfundojë kjo rruga juaj. Rrugën e Arbrit e inaguruat njëherë, rruga nuk ka mbaruar. Kosto vazhdon të rritet. Korçë-Ersekë ka 12 vjet, që në kohën e Nikos si zv.kryeministër. Edhe rruga Qafë-Plloçë”, tha deputeti demokrat në fjalën e tij.
Ministrja Balluku i tha deputetit Spaho se do t’a kallëzojë penalisht pasi deklaratat e tij janë gënjeshtra.
“Unë mendova se isha në komision të Ekonomisë, por mu shfaq komisionin teknik i rrugëve. Unë se njoh zhavorrin. Mondi ka ardhur këtu për thirrje politike dhe po e ndjek shefi i vet. Këto janë gënjeshtra kolosale” , tha Balluku.
Moti i keq, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes në rrugë, pajisuni me goma bore