Aplikacion
Këngëtarja, Soni Malaj ka folur për jetën e saj private, teksa u shpreh se është e plotësuar edhe single.
“Unë kam bërë të mundur që jeta ime të jetë e plotësuar edhe vetëm”, tregoi ajo, teksa u pyet a ia ndjen mungesën një partneri.
Këngëtarja theksoi se ka vajzën e saj dhe se njeriu duhet të mësojë të jetë i lumtur vetëm.
Soni shtoi se në jetën e saj ka pasur për qëllim të ndjek ëndrrat dhe jo djemtë.
“Unë sa po thosha gjatë gjithë kohës që unë kam një familje të mrekullueshme, kam vajzën, unë në momentin që kam vajzën…Njeriu nuk është vetëm se është Zoti lart. Ne kemi lindur vetëm, duhet të mësojmë të jemi të lumtur edhe vetëm.
Unë në jetën time gjithmonë kam pasur qëllim të ndjek ëndrrat e mia, punën time, jo të ndjek çunat, nuk e kam pasur”, përfundoi ajo në “She is on top”.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit