zoom

Aktualitet

Skënder Hita, urdhër Policisë Rrugore: Mos i ndaloni më makinat pa shkak

Skënder Hita, urdhër Policisë Rrugore: Mos i ndaloni më makinat pa shkak

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një sërë takimesh me strukturat e Policisë Rrugore në Tiranë dhe drejtues të sigurisë publike në qarqe, ku ka dhënë porosi për ndalimin e praktikës së ndalimit të automjeteve pa arsye në akset nacionale.

Sipas tij, kontrolli duhet të bazohet gjithnjë e më shumë te përdorimi i teknologjisë, si radarët e shpejtësisë, pajisjet e monitorimit dhe dronët. Ai nënvizoi se çdo masë administrative e vendosur përmes këtyre mjeteve duhet të regjistrohet në sistem brenda të njëjtës ditë.

Hita kërkoi gjithashtu intensifikim të kontrolleve në zonat urbane, sidomos për parkimet e gabuara, manovrat e rrezikshme, zhurmat nga automjetet e modifikuara, si dhe drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit. Sipas tij, këto shkelje janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e rrezikut në rrugë./ Zoom.al

Postime të lidhura